Osmani: Mënyra e zgjedhjes së kryetarit të ri të LDK-së, ishte jodemokratike

Duke komentuar Kuvendin e sotëm zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputetja, Vjosa Osmani ka vlerësuar se mënyra e zgjedhjes së kryetarit të ri të LDK-së, ishte jodemokratike. Ajo ka theksuar më tutje se organet e reja të këtij subjekti duhet sa më parë të ndryshojnë rregulloren statutare 50% +1. Organet e reja që do të dalin sot nga ky Kuvend, duhet sa më parë të largojnë normën 50% +1 sepse kjo normë po shkakton probleme të mëdha. Kështu ka ndodhur edhe më 2015-të. Isha në favor të miratimit të të gjitha kandidaturave, por shumica e delegatëve kanë menduar ndryshe. Problemi themelor është tek statuti – jo tek njerëzit. Është e domosdoshme që ajo normë të largohet, ose së paku të zvogëlohet. Kjo thellësisht është jodemokratike, ka theksuar Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …