Në Ministrinë e Mbrojtjes ka filluar sot aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, pjesa e dytë për këtë vit

Në Ministrinë e Mbrojtjes ka filluar sot aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, pjesa e dytë për këtë vit

Në Ministrinë e Mbrojtjes ka filluar të hënën aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, sesioni i dytë për këtë vit, për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës dhe nëpërmjet saj për pacientët në nevojë. Ushtarakë dhe civilë, gra e burra, punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes pa dallim në detyra dhe grada, u përgjigjen masivisht aksionit humanitar për dhurimin e gjakut, disa edhe për të dytën herë brenda këtij viti, e shumica prej tyre janë tanimë janë dhurues të rregullt. Dhurues i rregullt vullnetar është edhe gjeneral major Gëzim Hazrolli, drejtor i drejtorisë së Operacioneve i cili së bashku me stafin tjetër të Ministrisë së Mbrojtjes i përgjigjen çdoherë këtij aksioni shumë human. Mbarëvajtjen e aksionit nga afër e përcollën, kolonel dr. Xhevdet Tahiraj, drejtor i departamentit për Çështje Mjekësore në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe drejtoresha e Qendrës Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut, dr. Bukurije Zhubi.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …