Në Prishtinë u mbajt orë përkujtimore për heroin e kombit Fazli Grajçvevci

Organizuar nga Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës u mbajt orë përkujtimore për heroin e kombit Fazli Grajçvevci. Duke folur para të pranishmëve të shumtë për jetën dhe veprën patriotike e liridashëse të heroit, fazli Grajçevci, Meriman Braha nga kjo shoqatë theksoi se edhe pse kanë kaluar 55 vite nga koha që heroi Fazli Grajçevci nuk është fizikisht mes nesh, shpirti i tij liridashës ende bënë dritë. Ka ndjekur rrugën e çlirimit kombëtar. Në 55 vjetorin e rënies në tortura, ai ndriçon fort, është shpirti dhe ideali i tij që bën dritë edhe sot dhe do të bëjë edhe në kohë me të mira që do të vijnë. Është flakadani Fazli Grajcevci që ndriçon, tha në mes tjerash, pjesëtari i Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës, Meriman Braha.

Kontrolloni gjithashtu

Driton Selmanaj, i ka numëruar disa prej skandaleve më të mëdha të qeverisë, ndërsa Kurtin e ka quajtur diktator të vogël

Driton Selmanaj: VV nuk është partner i natyrshëm për LDK-në, koalicioni i kaluar ishte dëm për vendin

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk është dhe …