leoni

PDK

PDK: T7 dhe Express vazhdojnë me Fake News dhe inskenime

Televizioni T7 dhe Gazeta Express po vazhdojnë ta sulmojë Partinë Demokratike të Kosovës përmes lajmeve të rreme. Ne e respektojmë çdo medium në Kosovë dhe zhvillimin e mediave të lira, profesionale dhe të përgjegjshme në vendin tonë e konsiderojmë si parakusht thelbësor për konsolidimin e lirisë dhe demokracisë sonë. Ne nuk jemi konkurrentë me mediat në fjalë dhe i respektojmë edhe ato, pavarësisht se gjithë qytetarët e Kosovës janë të bindur për anshmërinë e tyre të qartë politike.  Më anë të kësaj komunikate sqarojmë se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë kohës sa ishte në takim privat me familjarë dhe derisa po përshëndetej me mysafirë në lokalin ku ndodhej është shqetësuar në mënyrë agresive nga punëtorë të këtij mediumi. Një ekip i tyre ka cenuar privatësinë e tij dhe ka bërë provokime për të inskenuar lajme që ta sulmojnë PDK-në dhe kryetarin Kadri Veseli.

Punëtorët e lokalit dhe personeli i sigurisë u kanë kërkuar të largohen nga lokali dhe nuk ka pasur asnjë incident të përdorimit të dhunës, siç po përpiqen të inskenojnë këto mediume, që tash e disa muaj prodhojnë vetëm lajme të rreme që nxisin urrejtje ndaj PDK-së. Kjo gjë duket qartë edhe nga pamjet që vetë televizioni T7 i ka transmetuar. Sido që të jetë, situata të tilla të inskenuara nuk i shërbejnë gjendjes në vend dhe PDK-ja nuk do të reagojë më ndaj skenarëve tendenciozë dhe të porositur të këtij mediumi.

Lufta kundër korrupsionit që ka nisur PDK-ja, ka trazuar dhe prekur interesat e shumë individëve të cilët po përpiqen ta na pengojnë apo defokusojnë nga ky prioritet që kemi vënë para vetes. Mirëpo, ne jemi zotuar dhe nuk do të ndalemi në luftën tonë kundër korrupsionit dhe nepotizmit për të ardhmen e qytetarëve dhe vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …