Kharchenko: Është e pamundur që Rusia të mos mbetet faktor në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko ka theksuar se është e pamundur që Moska zyrtare të mos mbetet faktor në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se Rusia dëshiron që sa më parë të niset me dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa nëse kërkon Serbia, Moska do ta përkrahë në kuadër të drejtës ndërkombëtare. Rusia, duke pasur dëshirë, ka edhe obligim, sepse është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Prandaj është e pamundur që Rusia të mos merr pjesë dhe të mos mbetet faktor në zgjidhje dhe vendimmarrje, është cituar të ketë thënë ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …