Donika Kadaj Bujupi

Donikë Kadaj-Bujupi: Isa Mustafa, a ka pasur në kohën e Rrahman Morinës kaq shumë policë sikur ka sot para Kuvendit?

Në fjalën e saj gjatë diskutimeve në Kuvend, kryetarja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika-Kadaj Bujupi iu drejtua kryeministrit Isa Mustafa, duke e pyetur se a ka pasur në kohën e Rrahman Morinës  kaq shumë policë, ndërsa zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi iu drejtua me fjalët “si nuk  po të vjen marre”. Kadaj-Bujupi theksoi se të gjitha dokumentacionet tregojnë se Kosova i ka falë tokë Malit të Zi. Ajo po ashtu tha se me praninë e Listës Serbe, në Kuvend po shihet se Thaçi sërish ka bërë kompromis me ta. Ajo iu tha deputetëve se mos të bëjnë diçka për të cilën do të pendohen. “Njeriu që po pretendon të bëhet president na quajti njerëz me bisht”, tha Kadaj-Bujupi.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Hisen Berisha: Korrupsioni moral e politik lejon formimin e qeverisë, thirrje për votim të hapur në Kosovë

Analisti Hisen Berisha paralajmëron se formimi i qeverisë nga Kryeministri Albin Kurti nuk ka ardhur …