Brickos

Zafir Berisha, zëvendësministri i Brendshëm, menjëherë pasi mori postin tjetër si koordinator nacional për siguri kibernetike, ishte cak i

Bashkë me çanaklëpirësin tënd të Rrahman Morinës jeni duke krijuar një situatë jo të mirë i ka thënë Zafir Berisha, Hashim Thaçit

Zafir Berisha, deputeti i NISMA për Kosovën në fillim të fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës i është drejtuar kandidatit për kryetar, Hashim Thaçi, duke e pyetur  a po të duket që është festive dhe kësisoj po dëshiron të bëhesh president?”Ai gjithashtu ka thënë se në mesin e qytetarëve që janë duke kundërshtuar ka njerëz të luftës. “Bashkë me çanaklëpirësin tënd të Rrahman Morinës, jeni duke krijuar një situatë jo të mirë. Sa keni qenë ju kryeministër ka lulëzuar korrupsioni. Prej aferës Pronto gjithçka me ju ka përfunduar. Ke me qindra struktura tuaja, kryetarë komunash që janë të dënuar me procese gjyqësore. Gjatë qeverisjes suaj e keni shkatërruar shëndetësinë, arsimin gjithashtu, administratën e keni vënë në shërbim të politikës suaj. Ju me veprimet tuaja e keni sjellë gjykatën speciale”, i ka thënë ndër tjerash Berisha, Thaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …