Molotov Policise

Protestuesit, rreth orës 17.00 kanë hedhur koktej mollotovi në drejtim të policisë.Policia kundërpërgjigjet ashpër

Protestuesit, rreth orës 17.00 kanë hedhur koktej mollotovi në drejtim të policisë, të cilët janë vënë në kordone të forta  në mbrojtje të Kuvendit. Policët kanë filluar të hedhin gaz lotsjellës në drejtim të mijëra protestuesve, të cilët kanë rrethuar Kuvendin e Kosovës ku pozita po merr pjesë në votimin e Hashim Thaçit, kryetar. Përleshja mes protestuesve e policisë nga distanca po vazhdon ashtu sikur edhe arrestimi i protestuesve. Gazi lotsjellës ka mbuluar tërë Sheshin “Adem Jashari” para  ndërtesës së Kuvendit. Protestuesit po rigrupohen dhe përleshjet nga distanca po vazhdojnë.  Policia ka vënë në përdorim edhe autoblindat me ujë me qëllim për të thyer dhe për të shpërndarë protestuesit.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …