Hashim Thaci

Kandidati për kryetar të Kosovës, Hashim Thaçi në dy radhët e para nuk ka fituar numrin e mjaftueshëm të votave

Në sallën e Kuvendit, në radhën e parë të votimit  ishin të pranishëm 82 deputetë të cilët kanë votuar. Ata kanë marrë fletëvotimet në prani të anëtarëve të komisionit dhe kanë kryer procedurën e votimit. Nga 81 deputetët 27 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme, katër vota për Rafet Ramën, ndërsa për Hashim Thaçin votuan 50 deputetë. Në radhën e dytë të votimeve kanë votuar 81 deputetë, për Hashim Thaçin kanë votuar 64, dy për Rafet Ramën dhe 15 vota janë shpallur të pavlefshme. Në radhën e dytë të votimit shihet se disa deputetë kanë ndërruar qëndrimet e tyre dhe kanë votuar për Thaçin. Tani pritet radhe e tretë dhe vendimtare e votimeve Kuvendin e Kosovës në përpjekje për ta zgjedhur kryetarin në një situatë tejet dramatike dhe aspak demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA dhe Britania me rol kyç në dëshmitë ndaj Thaçit në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitë e thirrura në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi po …