Jetlir Zyberaj: Aleanca Kosova e Re synon që të hyjë në koalicion parazgjedhor me bashkë me ndonjë parti politike

Jetlir Zyberaj: Politikanët serbë që janë persona non-grata në Kosovë nuk do të lejohen të vizitojnë vendin tonë

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj paralajmërimeve se presidenti serb, Aleksander Vuçiq, mund ta vizitojë Kosovën para zgjedhjeve të 6 tetorit. Ai  ka shkruar se kjo vizitë është një provokim dhe frikësim i serbëve të Kosovës.  “Deklarata e presidentit serb Vuçiq së dëshiron të vij në Kosovë para zgjedhjeve është një provokim dhe frikësim i serbëve të Kosovës dhe nuk mundëson fushatë zgjedhore dhe votim të drejtë tek komuniteti serb.  Agjenda e Beogradit dihet. Ne nuk do të lejojmë që ky skenar i Beogradit të ndikojë në procesin zgjedhor të Kosovës dhe të pengojë qytetarët tanë që të votojnë të lirë. Në të njëjtën kohë edhe politikanët serbë që janë persona non-grata në Kosovë nuk do të lejohen të vizitojnë Kosovën”, ka shkruar Zyberaj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …