Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i bindur se partive aktuale në pushtet iu ka ardhur fundi

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i bindur se partive aktuale në pushtet iu ka ardhur fundi

Ai gjatë një pikniku të organizuar nga anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie në Vllahi të Mitrovicës, tha se ka ardhur çasti që populli ta ndryshojë njëherë e përgjithmonë Kosovën, duke hapur një kapitull të ri.“Sot pesë javë janë zgjedhjet, sot pesë javë votojmë, fitojmë dhe sot pesë javë festojmë…Ditën po provojmë ta bëjmë 25 orë, duke shkuar anekënd Kosovës, meqenëse ka ardhur koha dhe çasti që populli e ka rastin për ta ndryshuar njëherë e përgjithmonë Kosovën, duke hapur një kapitull të ri pa korrupsion, me punësim, arsim cilësor, spitale që shërojnë, me pensione të dinjitetshme, me ara që punohen dhe gjithashtu me një qeveri e cila e ka kulturë shërbimin, e jo zullumin dhe zhvatjen. Na kanë vonuar shumë, na kanë penguar gjatë, mirëpo iu ka ardhur fundi…Unë jam i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do ta dëshmojë atë që është zotuar para popullit, që asnjëherë nuk do të jetë sikurse pushtetet e mëparshme”, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …