Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj është ftuar në Gjykatën Speciale në cilësinë e dëshmitares

Deputetja e AAK-së,  Time Kadrijaj,  është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë,  në cilësinë e dëshmitares.  Lajmin e ka bërë të ditur veterani i UÇK-së,  Shkumbin Demaliaj. “Padrejtësitë po na përcjellin vazhdimisht..!! Gjykata Speciale po sulmon vlerat sublime të UÇK-së duke mos kursyer edhe motrat tona që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare..!! Doktoresha Time Kadriaj me 18 shtator është ftuar që të intervistohet para kësaj gjykate..!! Bashkëluftëtarja jonë Time Kadriaj ashtu siç ishte në luftë ballëlartë edhe tani do të dalë ballëhapur në mbrojtje të UÇK-së..!! Mburret gjithë shqiptaria me veprën tënde doktoreshë..!!”, ka shkruar ai. Time  Kadrijaj ka shërbyer në UÇK si mjeke në spitalet ushtarake në zonën e Dukagjinit.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …