leoni

Muhamet Ternava

Dy vjet pa profesorin, të burgosurin politik dhe veprimtarin, dr. Muhamet Tërnava

Më 6 shtator të vitit 2017 ka vdekur profesor doktor, Muhamet Tërnava, historian, i burgosur politik i viteve 80, profesor i anatemuar në kohën e regjimit jugosllav. U lind në vitin 1947 në fshatin Lismir. Ishte djali i mulla Ademit hoxhë i njohur, atdhetar. Muhamet Tërnava ka kryer fakultetin e Historisë, në Prishtinë. Ka magjistruar në Zarë, ndërsa ka doktoruar në Zagreb të Kroacisë, meqë në Prishtinë dhe në Beograd nuk ishte pranuar zbulimi i tij shkencor lidhur me popullsinë shqiptare të Kosovës, në shekujt 14-16-të. Ai me punën studimore dhe njohuritë e thella prej shkencëtari arriti t’i thyejë tezat e akademikëve serbë rreth përkatësisë  popullsisë së Kosovës gjatë periudhës mesjetare. Vepra shkencore e Profesor Tërnavës “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI” e botuar në Prishtinë në vitin 1996,  mbetet bazament i fortë i argumentimit të vazhdimësisë së popullimit të territorit të Kosovës me popullsi shqiptare gjatë gjithë periudhës mesjetare. Në vitin 1981 u burgos për shkak të lidhjeve që kishte mbajtur me Jusuf Gërvallën dhe për shkak të zbulimeve të tij shkencore. Gjatë vuajtjes së dënimit, në Burgun e Prishtinës inspektorët serbë e kishin goditur, me qëllim për ta paaftësuar për jetë. Pas luftës për disa vjet ka ligjëruar historinë e Mesjetës në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Pas lirimit nga burgu në vitin 1983,  gjatë tërë jetës pati  probleme  të rënda shëndetësore dhe ekzistenciale.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Gjermane kritikon rënien e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Medias

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar pas publikimit të Indeksit të Lirisë së Medias …