KEK-u aftëson për prodhim edhe një njësi të TC-A-së

 

Korporata Energjetike e Kosovës, njofton opinionin e gjerë publikë se remontet kapitale (që kanë filluar qysh në Mars të këtij viti) në blloqet e TC-A dhe TC-B janë në përfundim e sipër. E gjithë kjo punë kolosale është bërë që gjatë sezonit Dimëror t’i  kemi të gjitha blloqet në dispozicion të prodhimit të energjisë elektrike. Në këtë vazhdë, na lejoni të ju njoftojmë se fillimi i procedurave për kthimin në punë të një njësie në TCA është planifikuar të bëhet sot me datën 06.09.2019, gjatë ndërrimit të dytë. Gjatë kësaj kohe, KEK-u nuk ka alternativë tjetër përveç  startimit të njësisë me naftë (deri sa të arrihet temperatura e nevojshme në kazan), dhe si rrjedhim, për disa orë shkarkimi i pluhurit nga kjo njësi do të jetë më i theksuar. Me këtë rast, KEK-u me kohë ka njoftuar të gjitha institucionet relevante (Komunën, MMPH-në, Policinë e Kosovës) duke kërkuar mirëkuptimin e tyre dhe të gjithë qytetarëve, me qëllim të ofrimit të stabilitetit energjetik edhe gjatë sezonit dimëror.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …