Vjosa Osmani: Shteti nuk është vetëm territor, popull e pushtet shtetëror por është edhe ideal

Vjosa Osmani thotë se shteti nuk është vetëm territor, popull e pushtet shtetëror por është edhe ideal

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë ditës se shtune ka qëndruar në Kaçanik me rastin e përvjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut. Ajo përmes një postimi  ka thënë se shteti nuk është vetëm territor, popull dhe pushtet shtetëror, por është ideal. “Njerëzit që i vunë themelet e shtetit, themeltarët e shtetit, në krye me dr. Rugovën, u udhëhoqën nga dija dhe guximi për të qenë të lirë. Shteti nuk është vetëm territor, popull e pushtet shtetëror. Është ideal. Ideali ynë është shteti i qytetarëve të barabartë, i integruar në vlerat e qytetërimit perëndimor. Kushtetuta e Kaçanikut është akti themeltar i realizimit të këtij ideali”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …