Brickos

Trump thotë se do të pezullojë përkohësisht emigracionin në SHBA për shkak të pandemisë së koronavirusit

Donald Trump anulon takimin me me liderët e talibanëve dhe kryetarin afgan pas një sulmi me bombë në Kabul

Kryetari i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, tha se ka anuluar një takim në Uashington me liderët e talibanëve dhe kryetarin afgan, Ashraf Ghani, pas një sulmi me bombë në Kabul që la të vdekur 12 persona, duke përfshirë edhe një ushtar amerikan. Përmes disa postimeve në rrjetin social Twitter, Trump tha se kishte planifikuar në heshtje të zhvillojë bisedime me të dyja palët. Ai është duke tentuar t’i japë fund konfliktit 18 vjecar në Afganistan si dhe të tërheq trupat amerikane nga vendi, për të realizuar premtimin që kishte dhënë gjatë fushatës më 2016. Trump do të rikandidojë për president më 2020. Shtetet e Bashkuara dhe talibanët, që nga shtatori i vitit të kaluar, kanë mbajtur tetë runde bisedimesh të paqes. Të dyja palët kanë njoftuar për përparim në bisedimet për një marrëveshje të mundshme. SHBA-ja ka premtuar se mund të tërheqë trupat, nëse talibanët nuk lejojnë që Afganistani të përdoret si bazë për terrorizmin.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …