Vjosa Osmani: Diaspora duhet të trajtohet përtej remitencave

Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, takon banorët e disa fshatrave të Mitrovicës

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, pas takimit që ka pasur me bashkëvendësit e saj në disa fshatra të Mitrovicës, ka thënë se ndjehet e lumtur që mitrovicasit janë shumë të vetëdijshëm për adresën në të cilën do ta dërgojnë besimin e tyre më 6 tetor. Ajo është shprehur e bindur se kjo adresë do të jetë LDK-së, e cila edhe do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme. “Fundjavën e përmbylla me takime në Shalë të Bajgorës, Kqiq të Madh dhe në vendlindjen e Babit tim, në Zhabar. Kërkova që entuziazmi i këtyre takimeve, të kthehet në mobilizim masiv qytetar për ndryshimin e madh të cilin mund ta sjellim vetëm ne”. “Jam shumë e lumtur që Mitrovicasit janë shumë të vetëdijshëm për adresën në të cilën do ta dërgojnë besimin e tyre, më 6 tetor, e ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës” ka shkruar Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Avdullah Hoti: Çmimi i energjisë u shtrenjtua katër herë në katër vite, dështuan projektet strategjike

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas paralajmërimit për …