leoni

Partia Liberale Serbe ka akuzuar Listën Serbe për kërcënim me eliminim fizik të anëtarëve të kësaj partie

Partia Liberale Serbe ka akuzuar Listën Serbe për kërcënim me eliminim fizik të anëtarëve të kësaj partie

Partia Liberale Serbe ka akuzuar Listën Serbe për fushatë  të frikësimit, kërcënim me eliminim fizik të anëtarëve të kësaj partie, madje edhe largim nga vendet e punës, nëse nuk heqin dorë nga SLS. Kryetari i kësaj partie Slobodan Petroviq, ka përmendur rastin konkret të largimit nga puna të një punëtori në Shtëpinë e shëndetit në Shtërpcë vetëm pasi nuk ka pranuar që të largohej nga SLS. Ai ka paralajmëruar edhe më herët se kjo do të jetë një fushatë  e ‘ndyrë’ dhe do të ngjasojë më së paku në kampanjë zgjedhore, si  pasojë e kërcënimeve  ndaj njerëzve që janë punëtorë shëndetësorë nga njerëz të Listës Serbe, gjë e cila dëshmon se kjo parti është në panik para zgjedhjeve të 6 tetorit.“

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …