Edi Rama mbyll kufirin e Shqipërisë për refugjatë, reagojnë grekët duke i kujtuar Ramës ikjen e shqiptarëve dikur

Deklarata e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, se Shqipëria nuk do të hapë kufijtë e saj për refugjatët, është pasqyruar pothuajse në të gjitha mediat greke. Në fillim kanalet shtetërore ERT3 dhe ERT, që kanë transmetuar pjesë nga emisioni i gazetarit Sokol Balla, kanë theksuar se, “Rama, duke parë vendet fqinje të reduktojnë gradualisht hyrjen e refugjatëve, ka deklaruar se nuk do të lejojë që Shqipëria të bëhet një korridor i ri kalimi për ta”.  “Shqipëria nuk do të hapë kufijtë e saj ndaj refugjatëve”, është titulli i pro-qeveritares “Avgji”, që thekson midis të tjerash se, autoritetet shqiptare kanë marrë masa të rrepta si në kufijtë me Greqinë dhe Maqedoninë, ashtu dhe në rrugët kryesorë që lidhin vendin me fqinjët, në mënyrë që të shmangin kalimin e refugjatëve nga jugu drejt veriut të Shqipërisë, apo qyteteve bregdetare.  “Mbyllim kufijtë. Nuk do shpëtojmë ne botën”, është titulli i artikullit që publikon e përditshmja “Ta Nea”, e cila iu referohet deklaratave të kryeministri shqiptar në Top Channel, të cilat, siç thekson gazeta, përgënjeshtruan deklaratat e disa orëve më parë të ministres së Integrimit, Klajda Gjosha nga Korca.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …