12 biznese të komunës së Vitisë përfituese të projektit për trajnim në vetëpunësim

Në vazhdën e projektit-Programi i trajnimit për vetëpunësim, 12 pjesëmarrës të këtij trajnimi janë përzgjedhur si përfitues të pajisjeve të ndryshme. Këtë trajnim që u organizua fillimisht nga Zyra për Investime dhe mbështetje të bizneseve të komunës së Vitisë, e kanë ndjekur 50 pjesëmarrës të fushës së biznesit për 5 ditë me radhë. 12 të përzgjedhurit janë përfitues në pajisje bujqësore, vegla pune, makineri, rrobaqepsi dhe sallone bukurie. Ndërkaq sot, janë 7 përfitues të veglave të punës, instalues të ngrohjes, automekanik, serviser të pajisjeve shtëpiake etj. Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre pajisjeve ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti. Financues të këtij projekti është USAID Empower Private sector dhe komuna e Vitisë, ndërsa implementues është organizata Help. Ditëve në vazhdim, pritet edhe shpërndarja e pajisjeve për pesë përfitues të tjerë të këtij projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari”, drejt finalizimit

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari” është drejt finalizimit si projekt i bashkëfinancuar …