MIT
mbpzhr 2018
Airport Adem Jashari
kek
Fillimi / Institucionet / Zëvendëskryeministri Limaj dhe ministri Shala vizituan punimet në Zonën Ekonomike në Budrikë të Vitisë

Zëvendëskryeministri Limaj dhe ministri Shala vizituan punimet në Zonën Ekonomike në Budrikë të Vitisë

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, së bashku me ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala kanë vizituar Parkun e Biznesit në Budrikë të Vitisë për të parë nga afër punimet që janë duke u bërë. Me këtë rast, zëvendëskryeministri Limaj tha se ndërtimi i kësaj Zone Ekonomike do të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin ekonomik të kësaj ane. “Së bashku me ministrin Shala erdhëm t’i vizitojmë punimet në këtë impiant ekonomik, që është një zonë ekonomike e që besoj se me përfundimin e saj do jetë një puls i mirë i këtij rajoni. Kjo do të shtojë edhe buxhetin e Komunës së Vitisë si dhe do shtojë numrin e punësimeve, që do t’i japë një shtytje zhvillimit ekonomik të zonës së Vitisë dhe të Gjilanit”, potencoi zv/kryeministri Limaj. Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala theksoi se investimi në këtë zonë kap vlerën e 1.8 milionë eurove. “Sot bashkë me zv/kryeministrin Limaj ishim për t’i parë punimet që janë duke u zhvilluar në zonën e punimeve në Viti, investim ky prej 1.8 milionë eurosh, që ka për qëllim krijimin e parakushteve për të bërit biznes në këto zona”, theksoi ministri Shala. Ministri Shala bëri të ditur se shumë shpejt punimet do të fillojnë edhe në Zonën Ekonomike në Malishevë, që do jetë një zonë ekonomike në dispozicion të diasporës.

Kontrolloni gjithashtu

Është asfaltuar një tjetër rrugë që lidh fshatrat Busi e Marec

Në një postim të tij, nënkryetari i komunës së Prishtinës Selim Pacolli ka shkruar: Është ...