KEK
Fillimi / Institucionet / Emërohen anëtarët e Task Forcës për luftimin e piraterisë

Emërohen anëtarët e Task Forcës për luftimin e piraterisë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në bazë të dispozitave ligjore në fushën e të Drejtës së Autorit dhe Strategjisë Kombëtare për Forcimin e Sistemit të së Drejtës së Autorit ka marrë vendim për emërimin e anëtarëve të Task Forcës kundër piraterisë në fushën e të drejtës së autorit. Task Forca do të ketë në përbërje Drejtorin e Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta nga MKRS -Kryesues; Kryeinspektorin e Inspektoratit të Tregut – MTI -Zëvendëskryesues; Përfaqësuesin e Prokurorisë së Shtetit; Drejtorin e Zyrës për Pronësi Industriale – MTI; Udhëheqësin e Sektorit të Pronësisë Intelektuale nga Dogana e Kosovës; Shefin e sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës; Shefin e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike po ashtu nga Policia e Kosovës; dhe Kryeshefin e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar nga Ministria e Drejtësisë. Sipas vendimit të nxjerrë Task Forca do të ketë në përgjegjësinë e saj Zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Forcimin e Sistemit të së Drejtës së Autorit; Koordinimin e veprimeve të institucioneve në luftën kundër falsifikimit dhe piraterisë me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve konkrete nga ana e institucioneve dhe organeve kompetente që janë pjesë e Task Forcës dhe institucioneve tjera që ndërlidhen me luftën kundër falsifikimit dhe  piraterisë në fushën e të drejtës së autorit; dhe Sensibilizimin e institucioneve të zbatimit të ligjit, dhe publikut në luftën kundër falsifikimit dhe piratërisë në fushën e të drejtës së autorit; Me këtë hap, ka vlerësuar ministri Gashi, po ndërmerren veprimet konkrete në luftën kundër falsifikimit në njërën anë dhe kjo do të thotë mbrojtje e krijimtarisë dhe autorëve, duke dëshmuar kështu vendosmërinë e institucioneve për zbatim ligjit në kuadër të shtetit të së drejtës. “Jam i bindur që vendimi i marrë sot do të jap frytet e veta. Task Forca do të jetë një mekanizëm dhe trupë e cila do të angazhohet në luftën kundër falsifikimit dhe piraterisë dhe shpresoj se kjo gjë do të shihet në terren,. Besoj se krijuesit e autorët do të ndjehen më të sigurt për punën e tyre dhe do të nxiten që t’i sjellin vendit tonë krijimtari e vepra me të cilët do të krenohemi”, tha ndër të tjera ministri.

Kontrolloni gjithashtu

Vaksina kundër gripit sezonal arrin edhe në Rahovec

Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Rahovec, njofton qytetarët e Komunës së Rahovecit që ...