Uran Ismaili

Ismaili: PDK-ja nuk bashkëpunon me asnjë parti e cila synon të qeverisë me individë me afera korruptive

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka deklaruar se PDK-ja nuk bashkëpunon me asnjë parti e cila synon të qeverisë me individë me afera korruptive. Ai është cituar të ketë theksuar më tutje se të gjitha partitë tjera ia kanë frikën PDK-së sepse ajo qëllim kryesor e ka pastrimin e vendit nga korrupsioni. Përveç kësaj, ne synojmë fuqizimin e sistemit të drejtësisë dhe luftimin e dukurive negative. Kosova është vend ku kërkon bashkëpunim të partive politike, prandaj ne si PDK vijat e kuqe i kemi kundër korrupsionit. Ne nuk bëjmë koalicion me asnjë parti, të cilat nesër do të na sjellin njerëz që kanë afera korruptive, ka thënë në mes tjerash zyrtari i lartë i PDK-së, Uran Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …