Veliu: LDK garon me një kandidate femër, të mirë përgatitur dhe me përkrahje të gjerë partiake dhe qytetare

Në kuadër të fushatës parazgjedhore, kandidatja nga radhës e Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e kryeministres, Vjosa Osmani qëndroi sot në Besjanë ku u prit nga mijëra përkrahës. Në tubimin që është mbajtur në ambientet e Shkollës Fillore “Ibrahim Rugova”,  nënkryetari i parë i LDK-së dhe kryetari i degës së LDK-së në Podujevës, Agim Veliu theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës garon me një kandidate femër, të mirë përgatitur dhe me përkrahje të gjerë partiake dhe qytetare. Strukturat e LDK-së në Llap janë të angazhuara fuqishëm në secilën pjesë të komunës së Podujevës  për të arritur fitoren e madhe dhe fryma e fitores ka arritur kudo. Kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani, pasi falënderoi kryetarin Veliu dhe anëtarësinë e LDK-së për pritjen e organizuar, theksoi se është e nderuar që gjendet në Llap, i cili gjithmonë ia ka kthyer shpresën Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …