Sebastian Kurz: Austria do ta mbështesë çdo zgjidhje me të cilën pajtohen në dialog Kosova dhe Serbia

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, është cituar të ketë deklaruar se Austria do ta mbështesë çdo zgjidhje me të cilën pajtohen në dialog Serbia dhe Kosova, përfshirë edhe korrigjimin e kufijve. Ai duke folur për agjencinë serbe  “Tanjug” ka folur për ndikimin e Bashkimit Evropian në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, emërimin e të dërguarit special amerikan për Ballkanin, rrugëtimin evropian të Serbisë dhe tema të tjera. “Qëndrimi ynë është i qartë, mbështesim çka do që palët merren vesh, edhe mundësinë e korrigjimit të kufijve, nëse në fund kjo parasheh një zgjidhje të përbashkët e cila mund të sjellë stabilitet. Caku duhet të jetë që të gjitha çështjet e hapura të zgjidhen me marrëveshje”, u shpreh ai, duke nënvizuar se është e rëndësishme që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë përsëri në mënyrë që të gjitha temat e hapura të zgjidhen në tavolinën e bisedimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …