Në 21- vjetorin e rënies heroike sot në Skenderaj janë përkujtuar dëshmorët e rënë në altarin e lirisë më 22 shtator 1998

Në Skenderaj janë përkujtuar dëshmorët e rënë në altarin e lirisë, më 22 shtator të vitit 1998

Në 21- vjetorin e rënies heroike, sot në Skenderaj janë përkujtuamr dëshmorët e kombit Naim dhe Shemsedin Haxhiu, nga fshati Tërrnac, të rënë në altarin e lirisë më 22 shtator 1998. Beteja frontale e 22 shtatorit ishte triumfi i UÇK-së dhe thyerja e mitit se Serbia nuk mund të luftohet me gjithë atë makineri ushtarake, që e kishin futur në shtetrrethim Drenicën. Pastaj në Prekazin heroik për të bërë homazhe të dëshmorët: Driton Ibrahimi, Kadri Mehmeti, Muharrem Misimi, Ejup Behrami dhe Xhevxhet Maliqi, emrat e të cilëve janë të shenuar në altarin e lirisë në një përmendore të përbashkët në Prekaz. Falë luftës së këtyre djemëve çlirimtarë, heroizmit të komandantit Fehmi Lladrovci, bashkëshortes së tij Xhevës, heroinës Fatime Hetemi dhe dëshmorëve tjerë të Brigadës 114 të UÇK-së, u arrit liria e shumëpritur.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Kosova meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

Ministri i Jashtëm i i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Kosova e …