Arbëreshë Krasniqi: Vjosë, ti i shkëpute kontratën në letër Walkerit, por ai gjithmonë̈ do të jetë këshilltarë e mik i popullit të Kosovës

Intervistë me Arbëreshë Krasniqin, kandidate për deputete nga Nisma Socialdemokrate

RKL: Pse keni vendosur për t’i hyrë garës për deputete?

Arbëreshë Krasniqi: Konsideroj se zëri i gruas duhet të jetë më i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës. Unë kam shërbyer në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë në postin ë zëvendësministres, dhe përgjatë asaj kohe kam shtyrë përpara projekte që kemi financuar punën e gruas. Mendoj se kam arritur t’i mbështes, por përmes Kuvendit do të punoja edhe më shumë që gratë t’i kenë të drejtat e tyre dhe të jenë edhe më të përfaqësuara. Mision e kam mbështetjen e gruas dhe fuqizimin e saj në shoqëri.

RKL Cili është programi i juaj?

Arbëreshë Krasniqi: Duhet të punojmë më shumë të kemi ligje të impelemtueshme, të bëjmë presion përmes Kuvendit që ligjet të zbatohen. Sot kemi raste të shpeshta të dhunës ndaj grave e që nuk marrin përgjigjen e duhur. Si grua vlerësoj se Kuvendi është institucioni ku duhet t’i adresojmë problemet e mos veprimit të mbrojtjes së grave. Njëkohësisht për mua ka shumë rëndësi arsimi cilësor, dhe kushtet nëpër shkolla që i kanë fëmijët. Duhet të punojmë shumë që t’iu krijojmë kushte. Po ashtu jam duke punuar shumë në një plan se si do ta ndryshonim gjendjen e ambientit, sepse kemi shumë ndotje të ajrit, lumenjve, prerje të pyjeve e degradim të tokës bujqësore. Kjo nuk duhet të vazhdojë kështu, sepse po të vazhdojë kjo do të kemi problem me gjeneratat e ardhshme që do të na bënin fajtor që nuk kemi reaguar për ta përmirësuar gjendjen.

RKL: Zëri i kujt do të jeni në Kuvendin e Kosovës?

Arbëreshë Krasniqi: Zë i gruas, i nxënësve, policëve, mjekëve, zjarrfikësve, bujqve, studentëve, arsimtarëve…

RKL: Cila është platforma e juaj qeverise?

Arbëreshë Krasniqi: NISMA Socialdemokrate e ka në program anën njerëzore. Për ne ka rëndësi njerëzorja e kjo lidhet me mirëqenien, arsimin, shëndetësinë. Ne kemi iniciuar rritjen e pagës minimale, dhe do ta përfundojmë në këtë mandat, sepse mendojmë se është vështir të jetohet me këtë pagë që tash për tash paguan sektori privat.

 RKL: Pse mendoni qe programi i Nismës është me i miri?

Arbëreshë Krasniqi: Programi i NISMA-s është dëshmuar në ministrit që kemi udhëhequr. Ua kemi kthyer dinjitetin pensionistëve, kemi ndërmjetësuar në punësimin e mbi 25 mijë të rinjve, kemi hartuar politika të mbështetjes për kategori që kanë qenë të harruara. Në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë kemi punuar shumë për prodhuesit vendor. Kemi mbrojtur konsumatorin, kemi mbrojtur fëmijët nga lodrat e rrezikshme, kemi mbështetur prodhuesit vendor si asnjëherë më parë. Ne vetëm do t’i vazhdojmë këto punë të mira.

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …