mbpzhr 2018
Airport Adem Jashari
MIT
kek
Fillimi / Lajmet / Strukturat e PDK-së në Prizren, në takimin e sotëm kanë dëshmuar për gatishmërinë dhe frymën mobilizuese
Strukturat e PDK-së në Prizren, në takimin e sotëm kanë dëshmuar për gatishmërinë dhe frymën mobilizuese

Strukturat e PDK-së në Prizren, në takimin e sotëm kanë dëshmuar për gatishmërinë dhe frymën mobilizuese

Strukturat e PDK-së në Prizren me të gjitha nëndegët e kësaj partie, në takimin e sotëm kanë dëshmuar për gatishmërinë dhe frymën mobilizuese si kurrë më parë. Kjo frymë mobilizuese e strukturave të nëndegëve të PDK-së, për një paraqitje sa më dinjitoze në hapjen solemne të Fushatës Zgjedhore, më 26 shtator në ora 18:00, është  rezultat i strukturës mirë të organizuar të kësaj partie. Struktura organizative e nëndegëve të PDK-së, në terren si edhe më parë që është dëshmuar, me punën e tyre nëpër nëndegë derë më derë, është sinjali i fitores së 6 tetorit 2019, sepse kjo forcë motorike e PDK-së, konsiderohet shtylla e partisë. Në takimin e sotëm, me të gjitha strukturat e PDK-së edhe një herë u dëshmua mbështetja e fuqishme e vizionit të PDK-së, për Kadri Veselin Kryeministër të Qeverisë së Kosovës, sepse vetëm me një njeri të fuqishëm dhe vizionar e të guximshëm, mund të ç’bllokohen proceset për integrimin e Kosovës dhe vetëm me Kadri Veselin Kryeministër, mund të realizohet ëndrra e Kosovës për Integrime-Euroatlantike, – u tha në mes tjerash nga anëtarët e kryesive të nëndegëve të PDK-së.

Gjithashtu në këtë takim u tha se pjesëmarrja sa më masive në tubimin hapës, do të jetë mesazh për të gjithë qytetarët jo vetëm të Prizrenit, por edhe të Kosovës se PDK-ja është e vetmja forcë politike, që me vizion dhe guxim është në shërbim të shtetit të Kosovës, në shërbim të qytetarëve. Me këtë rast u kërkua nga të gjitha nëndegët, që me votimin e numrit 112, si numër i shpëtimit të interesave kombëtare, Kosova do të gëzojë privilegjet e përkrahjes ndërkombëtare dhe do ta ketë vendin aty ku e meriton. Andaj, çdo votë që nuk i shkon numrit 112 rrezikon seriozisht integrimin e Kosovës dhe ekzistimin e saj si shtet i pavarur.

 

Kontrolloni gjithashtu

Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës, i zhdukur 24 vjet më parë, ndihet e zhgënjyer nga Qeveria Rama për mos zbardhjen e rastit

Familja e Remzi Hoxhës, i zhdukur në rrethana ende të paqarta  në një konferencë për ...