Ivica Daçiq

Serbia angazhohet për dialog me Kosovën dhe për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi

Serbia angazhohet për dialog me Kosovën dhe për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi. është shprehur ministri serb i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka shfaqur shpresën se përfaqësuesi i ri i BE-së do të vazhdojë me vendosmëri të kontribuojë në këtë proces, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët, ndërsa në të njëjtën kohë insiston në përmbushjen e obligimeve. Ai tha se vendi i Serbisë dhe i tërë rajonit është në Bashkimin Evropian. Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se vendi i tij është i angazhuar për paqe dhe stabilitet në rajon dhe se stabiliteti rajonal është një prej prioriteteve të politikës së jashtme të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra qytetarë nga Kosova dhe Evropa udhëtojnë për protestën mbarëkombëtare në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së

Mijëra qytetarë nga Kosova dhe vendet e tjera të Evropës kanë udhëtuar për të marrë …