Daçiq

Daçiq: Kosova nuk është e pavarur, sepse po të ishte e tillë, nuk do të nënshkruante marrëveshjen për MSA-në si territor

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë ,Vlora Çitaku dhe ministri të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, zhvilluan një debat të ashpër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në fjalën e tij, Daçiq, Kosovës iu referua me “Kosovë e Metohi” dhe Çitakut, si përfaqësuese e “institucioneve të përkohshme të Kosovës dhe Metohisë”.

Ai foli për serbët në Kosovë duke thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është institucion për realizmin e të drejtave themelore të serbëve të Kosovës.

“Kosova nuk është e shqiptarëve. As e jotja as e imja. Është e qytetarëve që jetojnë atje, e aty ka serbë dhe shqiptarë. Ju keni një vend të shqiptarëve që quhet Shqipëri”, tha Daçiq.

Duke folë për marrëveshjen për asociacionin, ai tha se Kosova nuk mund të bëjë marrëveshje dhe pastaj të njëjtën ta dërgoj në Kushtetuese. Ai tha se Kosova nuk është e pavarur, sepse sipas tij, po të ishte e tillë, nuk do të nënshkruante marrëveshjen për MSA-në si territor, por si vend.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …