Behxhet Pacolli thotë se është për të ardhur keq që si shtet kemi arritur në këtë gjendje ku polarizimi është në shkallë shqetësuese

Pacolli: Kosova do të bëhet anëtare e NATO-s me mbështetjen e SHBA-së dhe Evropës, askush nuk mund të na pengojë

Rusia sot deklaroi se SHBA-ja është duke provuar që ta fusë Kosovën në NATO, bashkë me bazën e saj ushtarake, Bondsteel. Kështu u shpreh ministri rus i Jashtëm, Sergei Lavrov. E ndaj kësaj deklarate ka reaguar shefi në largim i diplomacisë kosovare, Behxhet Pacolli. Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Kosovën s’mund ta ndalojë askush drejt këtij qëllimi strategjik. “Për homologun tim rus, Lavrov: Kosova do të bëhet anëtare e NATO-s me mbështetjen e SHBA-së dhe Evropës. Ky është fati ynë, është zgjedhja jonë e lirë. Askush, aq më pak Rusia, nuk mund të na pengojë nga ky qëllim strategjik që mbron rajonin tonë”, ka thënë Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Serbia po përgatit trazira, paralajmëron skenarë të rrezikshëm

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se Serbia mund të përgatisë skenarë destabilizues në …