Vjosa Osmani, është zotuar se nëse është në qeveri barnat për pensionistë do të jenë falas

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, është zotuar se nëse është në qeveri barnat për pensionistë do të jenë falas, dhe se do ta reformojë sistemin pensional të Kosovës. Gjatë një bashkëbisedime me pensionistët në Prishtinë, Osmani ka thënë se në Qeverinë e saj investimet buxhetore do të kthehen në një investim për njerëzit e Kosovës, ku përfshihen edhe pensionistët. “Nga 6 tetori e tutje, Qeveria jonë do të ketë një qasje ndryshe të asaj se si udhëhiqet ky shtet. Do ta shndërrojmë ose do ta kthejmë investimin buxhetor, nga një investim që deri sot ka qenë vetëm në asfalt, në një investim në njerëzit tanë dhe kjo rrjedhimisht kërkon që buxheti kryesisht të shkoj në shëndetësi, në arsim por edhe tek kategoritë siç janë pensionistët”, ka thënë Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Klinika e Pediatrisë në QKUK ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e sëmundjeve malinje të fëmijëve

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Violeta Grajçevci-Uka ka thënë …