Ramush Haradinaj

Haradinaj: Vjosa Osmani po thotë se do çkapë vetë shtetin, ndërsa vetë LDK bën pjesë në kapjen e shtetit

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka folur  për Lëvizjen Vetëvendosje. “Qasja e Lëvizjes Vetëvendosje është komuniste”, ka thënë Haradinaj. Tutje ai ka folur edhe për planin ekonomik të Lëvizjes Vetëvendosje. “Nëse i sheh pikëpamjet ekonomike të Albin Kurtit duket sikur ato janë të kohëve të kahershme dhe jo të kohëve tona”, ka shtuar ai. Tutje ai ka folur edhe për kandidaten për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani. “Vjosa ka sjellë një risi në këto zgjedhje. Por të jemi real ato gjëra që po premton ajo nuk janë reale. Ajo po thotë se do çkapë vetë shtetin, ndërsa vetë LDK bën pjesë në kapjen e shtetit”, shpjegoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor: Një përpjekje serioze për të gjetur zgjidhje lidhur me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është në procesin e përgatitjes së një draft-dokumenti për dialogun …