Vendimi i Amerikës për tërheqje të forcave nga verilindja e Sirisë, i lë vend Turqisë për intervenim kundër kurdëve

Vendimi i Amerikës për tërheqje të forcave nga verilindja e Sirisë, i lë vend Turqisë për intervenim kundër kurdëve

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për tërheqje të forcave nga verilindja e Sirisë, duke i lënë shtegun e hapur Turqisë që të zhvillojë një operacion kundër luftëtarëve kurdë, mund ta “ringjallë” grupin militant Shteti Islamik. Ky është alarmi që u ngrit nga Ministria e Mbrojtjes e Francës. Në verilindje të Sirisë gjenden luftëtarët kurdë të njohur si grupit të Partisë së Punës së Kurdistanit dhe ata kanë  kanë qenë aleatët më të fuqishëm dhe besnikë  të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik. Por, Turqia i konsideron terroristë, dhe dëshiron t’i largojë nga kufiri i saj. Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë qenë në bisedime për krijimin e një zone të sigurisë në verilindje të Sirisë. Kjo zonë, sipas zyrtarëve turq, do të shërbente për kthimin e mbi 3 milionë refugjatëve sirianë që ndodhën në Turqi. Ankaraja i ka kërcënuar pandërprerë vendet perëndimore se do të hapë kufijtë e saj, në mënyrë që refugjatët të mund të kalojnë në perëndim. Bisedimet mes Amerikës dhe Turqisë për krijimin e zonës së sigurisë në verilindje të Sirisë, ishin të tejzgjatura, duke e humbur durimin e Ankarasë, e cila paralajmëroi se do të veprojë e vetme dhe paralajmëroi një operacion kundër militantëve kurdë.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …