​PZAP

PZAP ka hedhur ankesat e PDK-së, LDK-së dhe Nisma-AKR-PD, për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se janë hedhur si të palejuara ankesat e PDK-së, LDK-së dhe koalicionit Nisma-AKR-PD, për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve. “Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – në seancën e mbajtur sot , ka shqyrtuar ankesat  e paraqitur nga subjekti politik PDK, LDK dhe koalicioni NISMA-AKR-PD, të cilat kanë kërkuar që të urdhërohet KQZ-ja, që të bëjë rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës dhe ka marrë vendim për të hedhur si të palejuara ankesat e larte theksuara”, thuhet në njoftimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …