Deputeti i Pavarur në Kuvendin e Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka deklaruar për TV Dukagjinin, se në kohën kur është zhvilluar seanca për votimin e kryetarit të Kosovës, ai ka qenë jashtë vendit, por i ka qëndruar besnikë fjalëve të cilat i ka thënë më herët, se nuk do të qëndrojë në sallë, gjatë ditës së votimit të votimit, duke e pamundësuar sipas tij, bërjen e kuorumit. “Takimet e para për të më bindur për të qëndruar në sallë, kanë filluar para tri javëve, por takimet e fundit kanë qenë dy ditë para zgjedhjes së presidentit. Takimin e fundit e kisha me presidentin tashmë të zgjedhur, Hashim Thaçi. Nga unë është kërkuar të qëndroj në sallë, me ç’rast plotësimi i kësaj kërkese do të rezultonte më marrëveshje politike. Marrëveshja politike ka përfshirë që të jem pjesë e koalicionit qeverisës, për të drejtuar ministri, por që edhe të jemi pjesë e diplomacisë. Nuk kam mundur të shkelë mbi fjalën e dhënë, ka nënvizuar deputeti, Kelmendi.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					