Grupet punuese të LDK-së e të Vetëvendosjes u pajtuan me parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje

Grupet punuese të LDK-së e të Vetëvendosjes u pajtuan me parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje

Në vazhdimësi të takimit të dy liderëve, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, sot në selinë e LDK-së është mbajtur takimi i grupeve punuese lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës. Sipas njoftimit për medie, dy grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje. “Në takim u shqyrtuan temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re”, është thënë në njoftim. Palët janë pajtuar  për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i radhës të mbahet të mërkurën nga ora 15:00 për të konkretizuar diskutimet e sotme.

Kontrolloni gjithashtu

2025 – Viti i bllokadës kushtetuese: VV shpërblehet me pushtet pas një viti pa qeveri funksionale

Viti 2025 po mbyllet si një nga periudhat më të errëta institucionale për Kosovën, një …