Me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”, po shënohet 10-vjetori i Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit

Viktimat e krimeve në Kosovë vazhdojnë të jenë të pambrojtura si pasojë e moszbatimit të ligjeve në fuqi, thonë përfaqësues që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”, po shënohet 10-vjetori i javës për të drejtat e viktimave të krimit. Më këtë rast Drejtori ekzekutiv në Këshillin për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë, Behxhet Shala, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka infrastrukturë ligjore të mirë për mbrojtjen e viktimave të krimit, por në shumë raste ligjet nuk zbatohet apo zbatohet pjesërisht. “Kosova është një shtet i ri i cili ka një demokraci të brishtë, ka një drejtësi e cila ende nuk është krejtësisht e konsoliduar, ka një ambient politik jo të sigurt, ka një paqëndrueshmëri ekonomike dhe e gjithë kjo reflekton edhe te trajtimi i viktimave të krimit. Megjithatë, në Kosovë për herë të parë për dallim nga vendet tjera të rajonit, një komision për kompensimin e viktimave të krimit i cili ka punuar mirë dhe ka kompensuar një numër të konsiderueshëm të viktimave. Kjo ka ndihmuar viktimat e krimit që ta fitojnë një siguri tek institucionet”, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …