Në 20 vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e Kombit: Naim Beka, Agim Matoshi e Avni Shehu

Në 20 vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e Kombit të Zonës Operative të Neredimes,  Naim Beka, Agim Matoshi e Avni Shehu. OVL e UÇK-së në Ferizaj ka bërë të ditur se sot duke filluar në orën 10:00, në nderim, respekt dhe mos-harrim të dëshmorëve Naim Beka, Agim Matoshi e Avni Shehu do të mbahen  homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj. Në orën 11:00 do të mbahet akademi përkujtimore, në Teatrin “Adriana” – Ferizaj; Në orën 15:00 homazhet për dëshmorin Avni Shehu   do të mbahen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Kaçanik.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria rikthen “çmimet tavan” në formë të re mes krizës, FMN paralajmëron rënie ekonomike dhe rritje inflacioni

Vetëm pak ditë pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi raportin që sinjalizon ngadalësim të ekonomisë së …