Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka dërguar sistemet raketore për mbrojtje S-400 dhe Pantsir-S në Serbi

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka dërguar sistemet raketore për mbrojtje S-400 dhe Pantsir-S në Serbi

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka dërguar sistemet raketore për mbrojtje S-400 dhe Pantsir-S në Serbi për të kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake. Sistemet raketore tokë-ajër do të pozicionohen në bazën Batajnica, jashtë kryeqytetit serb, Beograd. Kjo është hera e parë që sisteme të tilla do të paraqiten në stërvitje ushtarake jashtë Rusisë, është thënë në një deklaratë të ministrisë ruse. Këto njësite do të jenë pjesë e fazës së dytë të stërvitjeve ushtarake Rusi-Serbi, të cilat do të vazhdojnë deri më 29 tetor. Faza e parë e stërvitjeve është realizuar në rajonin rus, Astrakhan në muajin shtator. Serbia, ndonëse ka synime për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mban lidhje të ngushta me Rusinë.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj i reagon Rozeta Hajdarin: “Kur flet për korrupsion, më vjen me qeshë”

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka shpërthyer me kritika të ashpra në Kuvendin e Kosovës …