KQZ-ja ka vendosur që mos t’i përfshijë në numërim rreth 5 mijë pako me fletëvotime të ardhura me postë nga diaspora vetëm një ditë pas zgjedhjeve. Zarfet vazhdojnë të qëndrojnë në hapësirat e objektit të Ministrisë së Infrastrukturës, e kjo pavarësisht faktit se secila nga to mban vulën me datën e përcaktuar brenda afatit ligjor nga KQZ-ja, raporton KTV. Bazuar në këto vula dhe padrejtësinë e madhe që thonë se po u bëhet mërgimtarëve, Lëvizja “Vetëvendosje” vendosi që ankesën pas përgjigjes së Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ta dërgojë në Gjykatën Supreme. Rrustemi thotë se KQZ-ja ka pasur bazë të mjaftueshme ligjore që këto vota t’i dërgojë në numërim dhe mos të bazohej në vonesat e transportit të këtyre votave.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
