Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama thotë se “nuk ka pasur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, përveç Francës”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se “nuk ka pasur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, përveç Francës. “Ka pasur vetëm dy vende kundër, Holanda dhe Danimarka, nuk ka pasur të tjera absolutisht asnjë tjetër”, theksoi ai. Një vend i vetëm shumë i rëndësishëm, por me disa kushte që ishte Gjermania dhe që në ate pozicion tentoi të krijonte një urë mes ‘Po-së’ pa kushte të të gjitha vendeve dhe Francës, Holandës e Danimarkës. Franca ka një pozicion që nuk ka asnjë lidhje me Maqedoninë e Veriut apo me Shqipërinë në vetvete, por ka lidhje me një qasje komplet tjetër në konflikt me qasjen gjermane për mënyrën si do vazhdojë procesi i zgjerimit dhe përmbylljes së negociatave”. Sipas Ramës, Franca është një nga aktoret kryesore, në mos kryesori që ka bllokuar de facto vazhdimin e hapjes e kapitujve për Serbinë dhe Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …