Xhemile Dehari

Xhemile Dehari: Kryeprokurori na lexoi raportin dhe tha me një fjalë se ai nuk është vetëvra

Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari, ka shpjeguar se kur erdhi raporti nga Zvicra kanë shkuar në Prizren për ta marrë atë por se nuk ua kishin dhënë, duke u arsyetuar se është në Prishtinë. “Sot kur shkuam na thanë se vetëm avokati mund të hyjë dhe familja jo, por se me insistimin e Gashit ne hymë. Aty ishin kryeprokurori i Prizrenit dhe unë i thash atij që ai duhet të dalë të deklarojë lidhur me raportin. Kryeprokurori na lexoi raportin ku edhe tha me një fjalë se ai nuk është vetëvra, ka thënë ajo. Dehari, ka thënë se gruaja e Vesel Makollit, personit i cili ishte në një dhomë me Astritin, ka thënë se ai ka ditur shumë për Astrit Deharin, dhe se sipas saj, halla e Makollit kishte thënë se policia i kanë thënë që të mos të flas asgjë,  sepse do të ia bëjnë më zi se Astritit.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …