Brickos

Avni Dehari

Avni Dehari ka saktësuar se nuk mund të bëhet ekspertizë mbi ekspertizë, për Astrit Deharin

Avni Dehari, babai i Astrit Deharit  ka thënë se nuk mund të bëhet ekspertizë pas ekspertizës, për vdekjen e djalit të tyre. Ai shton se një raport është nxjerrë nga mjekësia ligjore dhe ata kanë nxjerrë fakte se vdekja nuk është shkaktuar nga Astriti por nga një person tjetër. Raporti i ekspertëve të Zvicrës, ka treguar shkakun e vdekjes së Astritit. “Ata e kanë konstatuar se kjo nuk është vetëvrasje por vrasje dhe kanë thënë se duhet të bëhen hetime të pavarura për mënyrën e vrasjes. Është e papranueshme një ekspertizë e re, nuk ka nevojë për një të tillë”, ka thënë ai. Njerëzit që kanë marrë pjesë në vrasjen e Astritit nuk duhet ta hetojnë rastin. “Nuk mund të jenë pjesë e hetimeve ata që e kanë vrarë. Duhet të bëhet hetim i pavarur. Prokuroria Speciale mund ta marrë përsipër këtë rast por të shohim se çfarë po ofrojnë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Rexhep Tajip Erdoğan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur

Kryetari i Turqisë. Rexhep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të …