Takohen më në fund kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Takohen më në fund kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Pas shumë spekulimesh jo vetëm të medieve të papërgjegjshme por edhe të politikanëve me prirje provokative e qëllimkëqija, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje parti e cila ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e parakohshme të 6 Tetorit,  do të takohen sot me ç’ rast pritet të diskutojnë për tema të ndryshme të aktualitetit politik mes Kosovës dhe Shqipërisë por edhe tema të tjera. Takimin e ka konfirmuar vetë kryeministri, Edi Rama. Ai ka thënë se nuk ishte marrë vesh paraprakisht për një takim me Kurtin por ata do të takohen sot. Rama ka thënë gjithashtu se pret me shumë pozitivizëm emërimin në postin e kryeministrit të Albin Kurtit dhe të fillojnë punën dhe bashkëpunimet. Ai tha se mbledhjet e dy qeverive nuk ishin shumë të sukseshme, por as të dështuara.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …