Brickos

Hasan Preteni

Preteni: AKK nuk mund t’i kontrollojë pasuritë që zyrtarët i kanë jashtë vendit

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, duke folur për vështirësitë në hulumtim  ka thënë se është e pamundur të verifikohet e gjithë pasuria e gjithë zyrtarëve të vendit. Ai ka theksuar se Agjencia nuk mund të kontrollojë pasuritë që zyrtarët i kanë jashtë vendit, nuk e verifikon dot origjinën e pasurisë si dhe nuk ka qasje në xhirollogaritë bankare të zyrtarëve. Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni ka shtuar më tutje se agjencia që drejton nuk mund të ushtrojë asnjë verifikim të pasurisë që zyrtarët publik mund të kenë jashtë vendit edhe pse të tillë ka shumë. Agjencia po ashtu nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në xhirollogaritë bankare të këtyre zyrtarëve edhe pse ligji për deklarim të pasurisë ia lejon  atë. Ka disa kufizime ligjore, por edhe mangësi të kapaciteteve profesionale që e vështirësojnë ose pamundësojnë  kontrollin e plotë së pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Ky institucion nuk ka asnjë kompetencë në verifikimin e origjinës pasurisë së deklaruar.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …