Ministri i Jashtëm në detyrë dhe kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli ka shkruar se është tishtuese ajo që lexohet në raportin e ardhur nga Zvicrra mbi vdekjen e Astrit Deharit. “Trishtuese ajo që lexohet në raportin zviceran mbi vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari. Rasti duhet të ritrajtohet me kujdes të madh, dhe të ketë rihetim neutral e profesional. Drejtësi të plotë në rastin Astrit Dehari!” ka shkruar Pacolli.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
