Tomë Gashi: Që nga 5 nëntori i viti 2016 e kam thënë me mijëra herë se trupi i Astrit Deharit e vërteton vrasjen

Tomë Gashi: Që nga 5 nëntori i viti 2016 e kam thënë me mijëra herë se trupi i Astrit Deharit e vërteton vrasjen

Avokati i familjes Dehari në rastin e vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharin në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Tomë Gashi, ka ripërsëritur bindjen e tij se në rastin Dehari bëhet fjalë për vrasje. Madje ka thënë se e ka përsëritur këtë që nga dita e vdekjes së Deharit, se bëhet fjalë për vrasje, por  është dashur që të kalojnë 3 vjet që vrasësit të binden se e kanë vrarë atë. “Që nga dita e vrasjes, më 5 nëntor 2016 e kam thënë me mijëra herë se trupi i Astrit Deharit e vërteton vrasjen. Janë mbi 460.000 faqe që e kanë publikuar këtë. Dhe janë më shumë se 50 milionë persona që e kanë lexuar këtë se Astrit Dehari është vrarë”, ka thënë avokati, Tomë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …