Qeveria e miraton Projekt-Kodin e Procedurës Penale që mundëson gjykimin në mungesë edhe të krimeve të luftës

Dorëzohen 102 kallëzime penale të ushtruara nga qytetarët e Gjakovës kundër serbëve, për krime lufte

Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98’99“, ka dorëzuar rreth 102 kallëzime penale të bëra nga qytetarët e Gjakovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte, ku u tha se bëhet fjalë prej vrasjeve deri te shkatërrimi i pasurisë. Dorëzimi i padive dhe dokumenteve u bë në departamentin e krimeve të luftës të Policisë së Kosovës. Udhëheqësja e grupit të shoqërisë civile në Gjakovë, Shkëndije Hoda, pasi dorëzuan kallëzimet penale, tha se ky është kontingjenti i trembëdhjetë që sjellin të kallëzimeve penale , në të cilin janë përfshirë 102 lënë për krime në komunën e Gjakovës Sipas saj, ky është bashkëpunimi i parë me Policinë e Kosovës, ku po iu ofrojnë dëshmi rreth krimit. Ajo dha detaje edhe rreth kallëzimeve penale që kanë dorëzuar. Në fund ajo tha se procesi ka qenë i vonshëm por po shpejtohet më tepër se sa që kanë menduar.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …