Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini takohet nesër në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor

Nënkryetarja e Komisionit Europian dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini do të takohet nesër në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor. Bëhet e ditur se ky do të jetë një takim lamtumirës i saj dhe në format joformal. Raportohet se në këtë darkë do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev,  i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Zhelko Komshiq, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq. Theksohet se kjo ngjarje do të shfrytëzohet për shkëmbim mendimesh mbi ngjarjet në rajon, zgjidhjen e sfidave dhe analizën e arritjeve gjatë mandatit të Federika Mogerinit.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI dorëzon rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se deputetët e Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kanë …